Më 15 shtator 1954, fotografi Sam Shaw fiksoi në celuloid imazhin e të famshmit “fustan fluturues” të mikes së tij Marilyn Monroe. Por çfarë fshihet pas kësaj fotografie?
Ishte viti 1954 dhe regjisori Billy Wilder po xhironte një nga skenat e filmit “The seven year itch” në Lexington Avenue në New York. Sipas skenarit, Marilyn Monroe dhe aktori Tom Ewell duhet të dilnin nga një kinema dhe në atë çast era që vinte nga aspiratorët e metrosë fryn fustanin e Marilyn-it. Në vend që të mbulonte këmbët, siç u kishte hije grave të asaj periudhe, Marilyn do të shprehej, “A nuk ishte e këndshme?”
Ishte e dija e fotografit që një nga fotografitë e realizuara në skenën pranë kinemasë të ishte fotoja promovuese e filmit. Ideja origjinale vinte nga një fotografi e hershme që Sam kishte bërë për revistën “Friday”.
Edhe nëse nuk e keni parë ndonjëherë filmin, me siguri keni parë fotografitë. E gjithë bota për më shumë se 60 vjet, ka shijuar këtë moment të fiksuar në fotografi por shumë pak dinë historinë që fshihet pas saj.



Victoria Beckham, thjesht e pagabueshme!

Soni Malaj nuk di të ndalet!










Rita Ora “flakë” në kalendarin e 2017!


Modelja e njohur kur ishte fëmijë!



