KreuCelebrity

At’Nikolla: Bebe Rexha e thjeshtë dhe e butë, zgjodhi veshje shumë “cool”!

Lajmi se Bebe Rexha gjatë javës së modës në New York veshi këmishën e Enada At’Nikolla ka bërë xhiro në të gjithë mediat shqiptare, portalet dhe komentet në rrjetet sociale.
Në një prononcim për Opinion.al sot vetë stilistja Enada At’Nikolla, e cila pati mysafire në atelie këngëtaren amerikane para superkoncerit që ajo mbajti në Tiranë, ka komentuar kënaqësinë që i dha njohja me artisten botërore.
“Aktualisht Bebe Rexha është një nga këngëtaret më “In” në SHBA, ndaj është kënaqësi që ta takosh dhe për më tepër të të vij në shtëpinë tënde, në atelienë ku unë krijoj. Kaluam disa orë të mrekullueshme, ku unë u befasova me thjeshtësinë dhe butësinë e saj, karakteristikë e njerëzve të talentuar. Më pëlqeu shumë fakti që ajo zgjodhi veshjet më “cool”, më moderne, tendencë dhe chic të koleksionit të fundit. Kjo ishte tipar dallues tek të gjitha gjërat që zgjodhi për të marrë me vete në Amerikë. Kështu që përveç natyrës së saj, ajo që më bëri përshtypje ishte dhe shija e saj për veshjet, të cilat marrin vlerësim maksimal nga unë. Kjo më impenjon që në të ardhmen të krijoj diçka eksluzive për të, duke patur parasysh natyrën, guston dhe pjesën e shoëbiz-it të cilës tashmë ajo i përket”, ka komentuar stilistja Enada At’Nikolla.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF