Bella Hadid është rrëzuar gjatë kohës që po sfilonte për koleksionet e reja të Michael Kors gjatë javës së modës në Nju Njork. 19 vjeçarja ka qenë duke sfiluar, ku në një moment është penguar duke rënë para spektatorëve të pranishëm dhe fotografëve. Shkak për këtë ishin takat tepër të larta që ajo mbante veshur, të cilat e tradhëtuan në një moment, duke humbur ekuilbrin. Por, pavarësisht situatës së sikletshme, motra e Gigi Hadid e anashkaloi të gjithë këtë duke iu dhuruar një buzëqeshje të gjithë të pranishmëve dhe duke vazhduar të sfilonte, sikur nuk kishte ndodhur asgjë. Por ky moment nuk iu shpëtoi fotografëve të pranishëm, të cilët filmuan gjithçka, duke e shpërndarë më pas në rrjetet sociale. Sigurisht, nuk munguan as komentet e ndryshme, por të gjithë bien dakort që këto janë gjëra që ndodhin gjatë një parasele. Për më tepër, Bella Hadid dëshmoi edhe një herë që mbetet një modele profesioniste.
Më poshtë videoja që tregon këtë moment!









Rita Ora “flakë” në kalendarin e 2017!


Modelja e njohur kur ishte fëmijë!





Evi Reçi së shpejti me një këngë të re



