Buzëqeshje magjepsëse, flokë si kurora mbretëreshas, dekolte të fryra dhe kofshë të gjata sportive… në sfilatat e fundit DKNY dhe Alexander Wang në Nju Jork, shfaqja e disa modeleve eklipsonte krejtësisht veshjet.
Këto vajza shumë seksi, me një fizik të përkryer, që shpesh tërheqin më shumë vëmendjen se sa dizajni i veshjeve që duhet të reklamojnë, rikthehen me fytyrat e tyre engjëllore që na kishin munguar nga sezoni i kaluar.
Moda i bindet disa cikleve, me sa duket, por duke paraqitur këto lloj personalitetesh, luksi shfaqet më i arritshëm. Këto modele me një trup krejtësisht atlet, që merren me sport nga mëngjesi në mbrëmje, ekspozojnë rutinën e tyre për të ruajtur bukurinë, seancat e tyre të sportit dhe lënget e tyre dietike në rrjetet sociale. Këto elemente i bëjnë që publiku të identifikohet gjithnjë e më shumë me to dhe të kërkojë t’u ngjajë sa më shumë.
Në fakt është e vështirë të dihet nëse moda ka prodhuar Instagirls, apo nëse janë miliona fansat që tërheqin markat e famshme si Miu Miu, Alexander Wang, Armani… por kjo dilemë nuk e pengon këtë gjeneratë supermodelesh të nxjerrin jashtë lojë modelet klasike.
“Super modele?” Këtë verë modelet e viteve 1990 janë shfryrë duke i quajtur më shumë si “bitches të çastit”.






Rita Ora “flakë” në kalendarin e 2017!


Modelja e njohur kur ishte fëmijë!





Evi Reçi së shpejti me një këngë të re





Romancat e 2016-s në Hollywood !

