E njohur si frymëzimi i Alfred Hitchcock, Grace Kelly, bukuria me sytë e kaltër që rrëmbeu zemrën e Princit Rainier të Monakos në Festivalin e Filmit në Kanë në vitin 1955, do të bëhej princeshë në moshën 26 vjeçare.
Aktorja dhe Princesha e Monakos Grace Patricia Kelly lindi më 12 nëntor 1929, në Philadelphia, Pennsylvania. Babai i saj, John Brendan Kelly, ishte kampion në sportin e vozitjes, ndërsa nëna e saj, Margaret Katherine Majer, ishte trajnere e skuadrës së atletikës për femra të Universitetit të Pennsylvania-së. Grace ishte e treta nga katër fëmijët dhe mori emrin e hallës së saj e cila ishte ndarë nga jeta në një moshë të re.
Me të mbaruar shkollën e mesme, Kelly vendosi të bëhej pjesë e botës së aktrimit në New York, pavaresisht kundërshtimit të familjes. U regjistrua në Akademinë Amerikane të Artit Dramatik. Paralelisht angazhohej si modele. Në Akademi luajti në shumë pjesë, e fundit prej të cilave ishte “A Philadelphia Story”. Vite më vonë do të ishte pjesë e “High society”, një musical i përshtatur për ekranin e madh. Këtu do të niste karriera e saj si aktore. Por jeta e Grace Kelly-t do të ndryshonte kur takoi Princin Rainieri III i Monakos, i cili ishte në kërkim të nuses së ardhshme. Pas martesës me Princin Rainier më 19 Prill 1956, në një ceremoni publike shumë të bukur, Kelly e braktisi karrierën si aktore për t’u bërë Princesha e Monakos. Ajo gjithashtu kërkoi të hiqte dorë nga shtetësia amerikane ndërsa Princi Rainier ndaloi filmat e saj në Monako.
Më 13 shtator 1982, do të ishte aksidenti me makinë që do të ndërpriste ëdrrën, pasionin dhe misionin e Grace Kelly-t. Do të ishte ky aksident fatal në Monte Carlo dhe plagët e marra kur makina e saj u rrëzua nga një rrugë malore do t’i merrnin jetën në moshën 52 vjeçare të bukurës, të talentuarës Grace Kelly, aktores që u bë Princesha e Monakos, duke u transformuar në një filantropiste dhe një njeri që ju dedikua bamirësisë. Princesha Grace e Monakos, bukuria dhe shkëlqimi i së cilës vijoi edhe kur karriera Hollywood-iane pëfundoi, ishte duke ngarë makinën e saj Rover 3500, në një rrugë gjarpëruese në Cap-d’Ail në Cote d’Azur kur ajo humbi kontrollin duke rënë në një thellësi rreth 14 metra. Bashkë me të në makinë ishte Stephanie, 17 vjeç, vajza e saj e vogël nga martesa me Princin Rainier III i Monakos. Vdekja e Princeshës Grace trishtoi botën mbarë, akoma më shumë ish-kolegët Hollywood-ianë dhe nga banorët e vendit të saj, Philadelphia. Presidenti i atëhershëm Reagan e quajti atë “një zonjë e dhembsur dhe të butë”.
Edhe pas vdekjes së saj, Grace Kelly ka mbetur në mendjen e njerëzve me bukurinë e saj, vetëbesimin, me misterin që magjepsi botën, me qetësinë dhe qëndrimin si Princeshë duke tërhequr kështu edhe vëmendjen e medies. Grace Kelly mbahet mend për stilin e dallueshëm, për fustanet e stilisteve Helen Rose dhe Edith Head, si dhe për bizhutë me perla dhe diamantë.
Në këtë galeri ju prezantojmë me stilin elegant dhe të sofistikuar të Grace Kelly-t./ BORDO







Rita Ora “flakë” në kalendarin e 2017!


Modelja e njohur kur ishte fëmijë!





Evi Reçi së shpejti me një këngë të re





Romancat e 2016-s në Hollywood !
