KreuCelebrity

Victoria Beckham, thjesht e pagabueshme!

Victoria Beckham ndodhet në New York për të prezantuar koleksionin e saj në javën e modës. Por më shumë se sa veshjet e prezantuar në koleksion, ajo që ka rënë më shumë në sy është vetë stilistja dikur këngëtare. Me një stil të pangatërrueshëm, gjithmonë elegante dhe serioze në portret, 42 vjeçarja nuk i ka shpëtuar blicit të aparateve fotografikë, e veshur në mënyrë mjaft frymëzuese. Në një nga fotot e shohim me një look casual, me syze të mëdha dhe një këmishë të thjeshtë me pantallona lino. Në një tjetër foto na shfaqet në versionin shik me një fustan me lule ngjyrë jargavani kombinuar me këpucë nude dhe çantë të gjelbërt pastel. Për më shumë, shikoni fotografitë e përzgjedhura dhe frymëzohuni.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF