KreuCelebrity

Britney Spears dhe Justin Timberlake në një duet?

Katër muaj pasi u raportua se Britney Spears dëshiron të realizojë një këngë me ish të dashurin e saj Justin Timberlake, këngëtari i hitit “Cry me a river” është shprehur se po mendon rreth idesë së bashkëpunimit. “Sigurisht! Absolutisht po,” është përgjigjur 35 vjeçari pyetur nëse do të bashkëpunonte ndonjëherë me ish të dashurën e tij. “Kërkoj ndjesë që nuk kam qenë në dijeni të kësaj. Unë jam gati,” është shprehur këngëtari 35 vjeçar. Britney Spears e ka patur këtë ide që kur dëgjoi për here të parë këngën “Can’t stop the feeling” të Justin-it. Burime pranë këngëtares thonë se Britney ka qenë gjithë kohës duke e dëgjuar dhe kërcyer këtë këngë bashkë me dy djemtë e saj Sean Preston dhe Jayden James. “Britney është e etur për të punuar me Justin-in sërish, dhe ka kërkuar menaxherit të saj të takohet me këngëtarin nëse ai është i interesuar,” bën me dije burimi pranë 34 vjeçares Spears. Ne duam që ky duet të realizohet. Suksesin e merrni me mend vetë.

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF