KreuCelebrity

Kim Kardashian i rrëmben të gjithë vëmendjen Kany West!

Kim Kardashian duket se është rikthyer fuqishëm që pas humbjes së peshës pas lindjes së djalit dhe këtë gjë është duke na e dëshmuar çdo ditë e më shumë. Gjatë ditës së djeshme, ajo ishte e pranishme në një koncert që reperi po mbante në Miami, por në vend që Kanye West të rrëmbente të gjithë vëmendjen, në të gjithë sytë ishin tek Kim dhe dekolteja e saj shpërthyese.
Kanye kishte veshur një palë xhinse të bardha dhe një këmishë me printime po në të njëjtën ngjyrë, Kim kishte zgjedhur një fustan ngjyrë argjendi, i cili nuk i linte shumë vend imagjinatës.
Ato janë fotografuar teksa të dy ishin duke shkuar në “AmericanAirlines Arena”, për koncertin e Kanye, ku shoqëroheshin edhe nga Kourtney.
Ndërkohë që bashkëshorti i saj performonte në skenë, Kim nuk hezitoi ti tregonte trupin e saj miliona ndjekësve në Snapchat. Dhe ta mendosh, e gjitha kjo një ditë pasi postoi video dhe foto nudo!

Përgatiti: S.L

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF