Mel Gibson dhe Rosalind Ross, e dashura e tij për dy vite, do të bëhen prindër në fillim të vitit tjetër. Aristi e ka konfirmuar lajmin ekskluzivisht për revistën People. 60 vjeçari, i cili ka edhe 8 fëmijë të tjerë, është tepër i emocionuar për fëmijën që pritet të vi në jetë.
“Mel dhe Rose janë kaq shumë të emocionuar për fëmijën. Mel i pëlqen të jetë baba dhe ai dhe Rose mezi po e presin. Këto dy vite kanë qenë më të lumturat e tij”, ka thënë një mik i ngushtë i çiftit.
Mel Gibson ka 7 fëmijë (nga 17 në 36 vjeç) me ish-bashkëshorten Robyn Moore, me të cilën ka qenë i martuar plot 30 vjet. Ata u ndanë në vitin 2006. Po ashtu, aktori i famshëm ka edhe një vajzë me ish-të dashurën, Oksana Grigorieva.
Përgatiti: S.L



Celebrity
32 foto për datëlindjen e Princit Harry!




Celebrity
Victoria Beckham, thjesht e pagabueshme!

Celebrity
Soni Malaj nuk di të ndalet!










Celebrity
Rita Ora “flakë” në kalendarin e 2017!


Celebrity