Nëna e Paul Walker ka lënë një mesazh të ndjerë për fansat e aktorit gjatë një eventi bamirësie, duke thënë se i biri jeton në “secilin prej jush”. Ishte aktori Vin Diesel i cili transmetonte drejtpërdrejt në Facebook eventin e së shtunës në mbështetje të organizatës së bamirësisë “Reach Out Worldwide” themeluar nga Walker. “Paul mund të ketë qenë i dërguari i Perëndisë pasi ai më çoi në rrugën e drejtë,” është shprehur Diesel. “Kur ne realizuam “Fast & Furious”, unë isha 30 vjeç dhe ai ishte baba. Kur ishim në makinë, jashtë kamerave, ai më tha, ‘Hej, Vin, nuk është aspak e frikshme të bëhesh baba’, dhe më dha të gjitha këshillat e duhura. Unë tani jam baba. Vajza ime quhet Pauline, si mirënjohje për besimin që Paul më ktheu në jetën time,” tregon Diesel. “Reach Out Worldwide” është një organizatë jo fitimprurëse për të siguruar ndihma për të prekurit nga fatkeqësitë natyrore dhe krizat humanitare. “Djali im jeton në secilin nga ju. Bëri që puna e tij të vijonte këtu në Tokë dhe e di që ai po na shikon nga lart,” shkruan nëna e Paul-it, Cheryl, në Facebook-un e Vin Diesel. Paul Walker vdiq në një aksident automobilistik më 30 nëntor 2013.












32 foto për datëlindjen e Princit Harry!




Victoria Beckham, thjesht e pagabueshme!

Soni Malaj nuk di të ndalet!


