Mësohet se Nick Gordon është përgjegjës për vdekjen e të dashurës së tij Bobbi Kristina Brown. Bobbi, vajza e vetme e Whitney Houston dhe Bobby Brown, vdiq gjashtë muaj pasi ra në koma në janar 2015.
Ishte parashikuar që Gordon të ishte i pranishëm në gjykatë në Fulton County, Georgia, por nuk është paraqitur. Gjyqtari T. Jackson Bedford njoftoi se për shkak të mos paraqitjes së Gordonit dy herë në seancën gjyqësore, çdo gjë e pretenduar nga paditësit është shqyrtuar në mungesë.
Gordon, i cili ishte adoptuar në adoleshencë jo zyrtarisht nga Houston, ishte aty kur këngëtarja u mbyt në vaskë në vitin 2012 dhe kur vajza e saj vdiq në rrethana të ngjashme.
Nick Gordon ka treguar se ai ende vijon të ëndërrojë për Krissy-n sikur ajo të ishte ende pranë tij. “Ajo ishte e mjaft e frikësuar të lahej në vaskë e vetme pas asaj që ndodhi me Whitney-n. Nuk e dija që ajo ishte në vaskë deri në çastin që dëgjova një shok të bërtiste. Shkova menjëherë dhe i dhashë ndihmën e parë. Pas tri minutash ajo japi sytë. Ishte gjëja më e vështirë dhe më e trishtë që kam bërë ndonjëherë,” rrëfen Gordon.
Brown, të cilën Gordon e thërriste Krissy, nisi të marrë frymë sërish por kaloi gjashtë muaj në koma. Ajo vdiq më 26 korrik 2015, në moshën 22 vjeçare.
Gordon, dikur një truprojë, tregon se si është përpjekur të ndihmojë edhe nënën e saj të ndarë nga jeta në vitin 2012 në moshën 48 vjeçare. “Ditën që Whitney vdiq, unë po kthehesha në hotel kur dëgjova ulërimat dhe menjëherë vrapova për në suitën e saj. U përpoqa ta ndihmoja por mund të them se ajo kish mbaruar. A do doja të kisha bërë më shumë? Sigurisht. Oh Perëndi, të të bëjnë me faj është e tmerrshme. Të thuash që unë isha shkaku i vdekjes së tyre vetëm se ndodhesha aty, thjesht nuk është e drejtë.”






32 foto për datëlindjen e Princit Harry!




Victoria Beckham, thjesht e pagabueshme!

Soni Malaj nuk di të ndalet!








