KreuCelebrity

Kanye West i bashkohet Instagram-it!

Para pak ditësh Kanye West shkroi në Twitter se në telefonin e tij tashmë kishte më shumë hapësirë për të krijuar. Por askush nuk do e kishte marrë me mend që kjo do të thoshte se mes aplikacioneve në telefonin do të shtohej Instagram-i e bashkë me të një profil me emrin e tij (thua të ketë kaq ndikim Kim mbi bashkëshortin e saj?). Reperi i është bashkuar këtij rrjeti social të shtunën në mbrëmje dhe të dielën në mëngjes ka postuar fotografinë e parë. Fotografia (ndryshe nga selfie-t e Kim-it) është shkëputur nga filmi i vitit 1990 i Arnold Schwarzeneger “Total Recall”, ku duket një makinë pranë një ndërtese të pjerrët. West më herët ka folur për mundësinë e çeljes së një llogarie në Instagram por me një kusht: “Askush të mos më pyesë apo të më tregojë çfarë të postoj. Është arti im,” shkruante reperi në Twitter para disa muajve. Deri më tani në profilin e tij janë mbi 850 mijë ndjekës ndërsa ka preferuar të mos bëjë askënd ‘follow’.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF