KreuCelebrity

Emmy Awards modë dhe prapaskena

Në tapetin e kuq të edicionit të 68, yjet interpretojnë tendencat më të mëdha të sezoneve. Nga buzët e errëta të Sofia Vergara dhe Kristen Dunst, tek ondet në flokët e Robin Wright, smokey i Olivia Culpo, nyjet chingnon të Lindsey Vonn. Buzë të errëta, vështrim intensiv, sytë e çelur  dhe shumë maskara ,po edhe thonjtë nudo: në tapetin e kuq të Emmy Awards, tendencat e vjeshtës kanë hedhur hapin e tyre të parë për këtë sezon.

Prapaskenat nga Emmy Awards 2016 dhe rrjetet sociale

Janë ulur reflektorët nga Emmy Awards 2016, midis fituesëve surprizë dhe të favorizuarve që janë zyrtarisht në historinë e TV, si seriali Game of Thrones, më e vlerësuari nga të gjithë.

Si çdo vit, ishin të shumtë të famshmit që performuan mbi tapetin e kuq për këtë rast në Teatrin Microsoft Të Hollivudit, në Los Angeles.  Përpos pozave të studiuara për profilet më të mirë që objektivat e fotografëve synojnë, ka edhe shumë të tjera.

Përdorimi i shpeshtë i rrjeteve sociale nga ana e eksponentëve të showbiz –it, bën të mundur të zbulohen edhe prapaskena që ngjallin kureshtje dhe momente pikante që, përndryshe, nuk do të kishin dalë kurrë në dritë.

Emilia Clarke, për shembull, nuk ka fituar ashtu si shpresonte Emmy –n si aktorja më e mirë jo protagoniste, por ajo nuk e bëri këtë një tragjedi. Një biletë ngushëlluese ka ndikuar që ajo të ruante humorin e mirë, të cilën ia ka dorëzuar mamaja e Jimmy Kimmel.

Në sallë, u mbajt edhe një koktej, ku u vërejt edhe Sofia Vergara dhe kolegët e saj të Familjes Moderne të cilët i lejuan vetes një suko frutash për tu freskuar.

Po kaq fantastike në tapetin e kuq sa edhe simpatike dhe e natyrshme pas kuintave, ishte edhe Kerry Washington e cila ka postuar në instagram një foto zbavitëse të Tony Goldwyn.

Interesante është gjithashtu Amy Shumer, e cila me siguri nuk ka frikë të shfaqet pa filtra, duke bërë madje krahasime që shkaktojnë të qeshura pa fund.

Një histori krejt e ndryshme, për Liev Schreiber.Aktori, i nominuar si aktori më i mirë protagonist për serialin televiziv dramatik Ray Donovan  ka shpërndarë një foto në prapaskenë me të birin Sash. Te dy ishin tejet elegantë.

Është në formë të shkëlqyer edhe Sarah Paulson, e cila ka fituar çmimin Emmy si aktorja më e mirë jo protagoniste për interpretimin e saj në American Crime Story. Fustani jeshil i Pradas, i përshtatej më së miri.

Në fund, nuk mund të flitet për Emmy 2016 pa përmendur aktorin e mbrëmjes, Jimmy Kimmel, i cili u shfaq tërheqws dhe me vetëbesim si ngahera.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF