KreuCelebrity

Taylor Swift, Kendall Jenner dhe Jonida Maliqi, një verë mbi flamingo

Vera e vitit 2016 pati një tren ndërkombëtar që u përqafua menjëherë. Nuk është fjala as për syzet pasqyrë, as për tendencat e veshjeve, as për xhirot me jaht. Këto janë shumë të vjetra. Vera që lamë pas bëri që të gjithë personazhet e famshëm të merrnin rreze mbi një flamingo apo mbi një mjellmë. Të kuptohemi: mbi një flamingo kamerdare. Ky aksesor i preferuar veçanërisht në pishina, ka qenë i preferuari i VIP-ave edhe kur vjen puna te një fotografi të çastit apo profesionale.

Falë Instagramit u kuptua se një ditë e kaluar në pishinë ishte e paplotësuar nëse do të mungonte kjo lodër luksi mbushur me ajër. Pasi Taylor Swift postoi një foto me një kamerdare të tillë, kërkimet në Google për “flamingo pool toy” ishin gjithnjë në rritje. Kërkimet arritën kulmin në qershor të këtij viti. Një nga më populloret ishte kamerdarja gjigante me gjatësi 180 cm. Të tjera variante të pëlqyera ishin kamerdaret pica dhe ëmbëlsirat donuts.

Midis personazheve që e bënë të vetin këtë trend përmendim Gigi Hadid, Joe Jonas, Kendall Jenner, Reese Witherspoon, Justin Bieber e shumë të tjerë. Kjo tendencë erdhi edhe në Shqipëri ndonëse jo aq e përhapur. Të parën që pamë të pozonte mbi një kamerdare flamingo ishte Jonida Maliqi. Këngëtarja më me stil në Shqipëri, në kuadër të prezantimit të koleksionit më të fundit të veshjeve pjesë të sallonit të saj, u fotografua me një fustan Kenzo mbi flamingon rozë.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF