KreuCelebrity

Mel C refuzon rikthimin: Me Spice Girls kalova në depresion

Të ishe pjesë e Spice Girls mund t’i jepte anëtareve të grupit fuqinë femërore të viteve ’90, por në të njëjtën kohë vajzave u ka kushtuar shtrenjtë: depresion dhe çrregullime me të ushqyerin. Geri Halliwell ka qenë mjaft e hapur kur ka treguar luftën e saj me buliminë, ashtu sikurse dhe Sporty Spice, Melanie Chisholm. Në një intervistë, Mel C është shprehur se as 2 milion paund nuk mund ta kthejnë atë në grupin më të famshëm të vajzave të të gjitha kohërave. “Depresion, probleme me të ngrënit, ushtrime fizike të tejskajshme. I kam kaluar të gjitha këto. Kur ke një jetë aq të çmendur, duke udhëtuar kudo, duke performuar në çdo vend, në lëvizje të vazhdueshme, nuk je në gjendje të kuptosh se çfarë po ndodh me jetën tënde,” tregon Mel C. Këngëtares i është ofruar një shumë e madhe prej 2 milion paundësh për të ribashkuar grupin Spice Girls, por si një nënë beqare, ajo vendosi të ketë shëndetin në plan të parë. “Ishte një vendim i vështirë,” shpjegon Mel C. “Kur në fund thashë ‘jo’, u ndjeva mjaft e lehtësuar. Sporty Spice do të jetë pjesë e imja deri sa të vdes. Ne u ribashkuam në vitin 2007 dhe unë nuk e doja këtë gjë. Më pas kënduam në ceremoninë e mbylljes së lojrave Olimpike 2012. Për mua, aty duhet të ishte fundi. Ndonjëherë duhet të thuash ‘jo’.”

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF