KreuCelebrity

Bëmë baba të të ngjaj!

Ata janë të famshëm. Me një kontribut të pashoq në muzikë, kinema, e në fusha të tjera. Ata janë para së gjithash familjarë, baballarë shembull në shtëpi e frymëzues në art. Fëmijët kanë dashur të ecin në gjurmët e tyre. Dikush ja ka dale të superojë suksesin e babait e një tjetër ka mbetur nën hijen e tij. Ja cilët janë disa nga baballarët e famshëm që kanë rritur fëmijë artistë.

1- Jemi njohur me vajzën e liderit të grupit Aerosmith, Steven Tyler që në vitin 1993 kur ajo do të shfaqej në video-n e këngës “Crazy”. Liv Tyler, 39 vjeç, është aktore dhe modele.

2- Këngëtari i muzikës country Billy Ray Cyrus, i njohur për hitin “Achy Breaky Heart”, ka një vajzë për të cilën me siguri keni dëgjuar: Miley Cyrus.

3- Ish ylli i “Miami Vice”, Don Johnson, ka një vajzë me Melanie Griffith lindur në vitin 1989. Vajza e tyre, Dakota Johnson, është bërë e njohur në filmin bazuar në romanin “50 hijet e Greit”.

4- Fituesja e çmimit Oscar, Angelina Jolie, ka ecur në gjurmët e babait të saj 77 vjeçar Jon Voight, i cili gjithashtu ka fituar një Academy Awards dhe katër çmime Golden Globe.

5- Stella McCartney nuk eci në gjurmët e babait të saj Paul McCartney, ish anëtar i grupit The Beatles. Kjo gjë nuk e ka penguar Stella-n të jetë një nga stilistet më të mira.

6- Ndoshta dyshja baba e bir më e famshme në historinë e politikës amerikane. Të dy, George H. W. Bush dhe i biri, George W. Bush fituan presidencën.

7- Këngëtari Julio Iglesias është i njohur për dy gjëra: si këngëtar i këngës “To All the Girls I’ve Loved Before” me Willie Nelson dhe si babai i këngëtarit Enrique Iglesias.

8- Vajza e adoptuar e këngëtarit Lionel Richie është një personazh i njohur i spektakleve reality. Ajo është Nicole Richie.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF