Është një ditë e trishtë në jetën e Brad Pitt… Por Paramount Pictures ka një film për të promovuar. Momenti ideal për të publikuar trailer-in e filmit më të fundit Allied (Aleatë) ku Brad Pitt luan me Marion Cotillard.
Filmi do të shfaqet në sallat e kinemasë botërore në nëntor dhe nuk ka moment më ideal për të nxjerrë reklamën e këtij film, ditën që e gjithë bota flet vetëm për divorcin e Angelina Jolie dhe Brad Pitt. Allied është një dramë e realizuar nga Robert Zemeckis dhe tregon historinë e dashurisë së agjentit sekret Max Vatan (Brad Pitt) dhe të partizanes franceze Marianne Beausejour (Marion Cotillard) gjatë një misioni të rrezikshëm në Afrikën e Veriut më 1942, gjatë Luftës së Dytë Botërore. Të bashkuar në Londër, marrëdhënia e tyre do të kërcënohet për shkak të tensioneve të lidhura me luftën.
Një bezdisje më shumë për momentin kur e gjithë media anglo-saksone flet vetëm për këtë, Marion Cotillard qenkërka në origjinë të “Braxit”. Është New York Post që e thotë këtë. Angelina Jolie paskërka kërkuar divorcin sepse Brad Pitt e tradhtonte me aktoren franceze.
Një zhurmë e paverifikuar, e përhapur nga tabloidi. Një zhurmë pa baza që e vë padrejtësisht ë pozicion të keq reputacionin e Marion Cotillard. Sipas një burimi pranë çiftit Marion Cotillard dhe Guillaume Canet, ajo është e shkatërruar nga këto fjalë, shkruan Daily Mail.
Filmi: https://www.youtube.com/watch?v=hL3DoxgN0as

Fotot ikonë të bukurosheve shqiptare



Miley Cyrus habit me vokalin e saj

Ja si duket Valeria Marini e sapozgjuar



Projektet e reja të Samantës


Bëmë baba të të ngjaj!


Kanye West i bashkohet Instagram-it!



Emmy Awards modë dhe prapaskena




