Historia 12 vjeçare e Angelina Jolie dhe Brad Pitt filloi dhe mbaroi në një film. Çifti i famshëm i Hollywood u dashuruan gjatë xhirimeve të filmit treiller-komedi Mr & Mrs Smith në vitin 2005. Pas një dekade, ata hodhën dyshime për një ndarjë të mundshme mes tyre gjatë xhirimeve të filmit By The Sea, ku Jolie dhe Pitt luajtën një çift që ishin në krizë. Tani me ndarjen e Jolie nga Pitt, të gjithë po pyesin nëse të luash me partnerin në jetën reale në dy filma mund të rezultojë në ‘puthjen e vdekjes’.
Ju prezantojmë me disa personazhe të cilët janë ndarë menjëherë pasi ndanë ekranin për të dytën herë.
Nicole Kidman dhe Tom Cruise
Kidman dhe Cruise u takuan sëbashku gjatë xhirimeve të filmit Days of Thunder në vitin 1990 dhe u martuan po atë vit. Dy vjet më vonë, ata luajtën në filmin Far and Away. Por në 2001, 2 vjet pas filmit dramë Eyes Wide Shut, çifti u nda. Kidman tani është e martuar me artistin e muzikës country Keith Urban.
Jennifer Lopez dhe Ben Affleck
Lopez dhe Affleck u takuan gjatë xhirimeve të filmit dramë romancë Gigli, në vitin 2003. Të pashqetësuar nga kritikat negative të filmit, ata u bashkuan sërish për të luajtur në një film të regjizorit Kevin Smith me titull Jersey Girl, në vitin 2004. Çifti u nda në Janar 2004.
Emma Stone dhe Andrew Garfield
Stone dhe Garfield u lidhën me njëri-tjetrin gjatë xhirimeve të filmit The Amazing Spider-Man, në vitin 2011. Dyshja e mrekullueshme, që ka mahnitur audiencën me kiminë e tyre, u ndanë një vit më vonë pas lançimit të trailerit të vitit 2014.
Amy Poehler dhe Will Arnett
Yjet e The Saturday Night Live, kanë ndarë më shumë ekranin si vëlla e motër në filmin e vitit 2007 me titull Blades of Glory. Dyshja komediane luajti sërish bashkë në filmin Spring Breakdown në vitin 2009, 5 vjet pas ndarjes së tyre në vitin 2014.

Miley Cyrus habit me vokalin e saj

Ja si duket Valeria Marini e sapozgjuar



Projektet e reja të Samantës


Bëmë baba të të ngjaj!


Kanye West i bashkohet Instagram-it!



Emmy Awards modë dhe prapaskena







