Ka çuditur një fotografi e showgirl-it italian Valeria Marini, që ka qarkulluar në rrjetet sociale. Fotografia është shkëputur nga Mediaset Extra që transmeton gjatë 24 orëve jetën e personazheve të famshëm të cilët janë pjesë të spektaklit “Grande Fratello Vip”. 49 vjeçarja duket larg imazhit të bjondes seksi që na ofron ekrani apo kopertinat e revistave. Valeria njihet për ndërhyrjet e shumta që ka bërë në portretin dhe trupin e saj, por mesa duket fansat janë zhgënjyer kur kanë parë se si duket ajo e sapozgjuar nga gjumi.
Valeria Marini është aktore, stiliste dhe producente kinematografike. E ka nisur karrierën si modele ndërsa popullariteti i saj njohu rritje kur ajo ishte primadonna e spektaklit “Bagaglino”. Marini ka prezantuar një sërë emisionesh televizive si “Scherzi a parte”, “Domenica In” madje dhe Festivalin e Sanremo-s. Ndërsa sot ndodhet në shtëpinë më të vëzhguar në Itali… me puthjet e saj të famshme në ajër.



Projektet e reja të Samantës


Bëmë baba të të ngjaj!


Kanye West i bashkohet Instagram-it!



Emmy Awards modë dhe prapaskena









