Nga Daljana Sejdia
Ishte koha kur të zotëroje një kompjuter ose laptop ishte një nga gjërat që të gjithë dëshironin. Sapo na binte në duar një i tillë, menjëherë fillonim të shkarkonim fotot e personazheve të njohur të asaj kohe. Kur nuk ekzistonin rrjetet sociale, siç janë përhapur në ditët e sotme, ishte e vështirë të shihje foto nga jeta e përditshme e vip-ave. Të gjithë ishin sy e veshë për të shuar kuriozitetin se çfarë kishte veshur njëra këngëtare apo tjetra në foto sesionin e realizuar sëfundmi. Këngëtaret më në zë, realizonin foto profesionale, duke pozuar lirshëm dhe me veshje e aksesorë plot ngjyra. Bukuritë shqiptare janë fotografuar në çdo kohë nga fotografë të ndyshëm, ku sigurisht nuk mund të harrohen fytyrat e Zana Krasniqit, Eralda Hitaj apo Adelina Ismajli nën fokusin e Fadil Berishës. Aso kohe çdokush kishte një dosje në kompjuter me foto të përmasave të ndryshme, të vipa-ve shqiptarë. Në ditët e sotme çdo gjë pothuajse ka ndryshuar: kurioziteti i publikut vazhdon të jetë i madh, por lehtësisht mund t’i ndjekin në rrjetet sociale dhe të njoftohen për të rejat më të fundit, personazhet e njohur vijojnë me realizimin e fotove profesionale, por nuk fiton atë vëmendjen e mëparshme ku më parë jo të gjithë realizonin të tilla. Po ju sjellim dhe njëherë në vëmendje fotot e vipa-ve shqiptarë ndër vite, të cilat sapo t’i shikoni menjëherë do ju duken të njohura. Edhe pse shumë prej personazheve në këtë galeri kanë ndryshuar shumë me kohën, aq sa nuk mund t’i njihni, nxitoni të kontrolloni në kompjuterin tuaj se patjetër që keni të ruajtur një nga këto foto!



Miley Cyrus habit me vokalin e saj

Ja si duket Valeria Marini e sapozgjuar



Projektet e reja të Samantës


Bëmë baba të të ngjaj!


Kanye West i bashkohet Instagram-it!



Emmy Awards modë dhe prapaskena





