Për modelen e mirënjohur, Gigi Hadid, dita e mërkurë ishte jo me fat, pasi ajo pati një incident me një fans, i cili u përpoq ta ngrinte në krahë modelen në momentin që ajo po linte show-n e Max Mara në Milano. Gigi u vetëmbrojt gjatë këtij ‘sulmi’ por komentet që ajo mori nuk ishin dhe shumë pozitive për shkak të videove dhe fotove që qarkulluan menjëherë në internet.
Ajo dha një deklaratë në profilin e saj në Twitter: ”Jam një qënie humane- e kam të gjithë të drejtat e botës për të mbrojtur veten time”. ”Si guxon ai idiot të mendojë që mund të mbajë në krahë një të huaj. Ai shpëtoi se vrapoi shpejt.”
Gigi mesa duket u desh që të mblidhte veten, pasi ajo u largua shpejt nga skena, për të nxituar në show-n e radhës të Fendi me motrën e saj Bella.
Në këtë pasarelë, Gigi shkëlqeu me një fustan transparent metalik, të dekoruar me lule. Me flokët dy bishtaleca dhe një look ‘sy mace’ dhe buzët me xixa, modelja u komentua shumë dhe për transparencën e fustanit i cili i nxirte në pah komplet gjoksin.

Jumpsuit me temina! Kush dominon ?


Rikthehet Bennifer?

Kujt i shkojnë më shumë?



Do të martohesh me mua?



Fotot ikonë të bukurosheve shqiptare



Miley Cyrus habit me vokalin e saj

Ja si duket Valeria Marini e sapozgjuar



Projektet e reja të Samantës


Bëmë baba të të ngjaj!
