KreuCelebrity

Familja mbretërore mbërrin në Kanada

Princesha e vogël Charlotte, Princi George dhe prindërit e tyre Princi William dhe Kate, mbërritën në Kanada të shtunën në turin e tyre të pare zyrtar familjar përtej oqeanit. Duka dhe Dukesha e Kembrixhit kanë mbërritur në Kanada bashkë me fëmijët e tyre me avionin Canadian Air Force dhe janë pritur nga Kryeministri Justin Trudeau dhe bashkëshortja e tij Sophie. Charlotte me gishtin në gojë në krahët e të ëmës dukej mjaft e rritur nga dalja e sa e fundit publike, ndërsa George-i i turpshëm fshihej pas babait të tij kapur për dore. Udhëtimi tetëditor shënon të parin për Charlotte-ën 1 vjeçare, ndërsa vëllai i saj 3 vjeçar George ka vizituar më herët Australinë dhe Zelandën e Re në një tjetër tur.

Edhe këtë herë Kate i ka besuar stilistes së saj Jenny Packham. E veshur me një fustan blu pas trupit, dukej edhe më e sofistikuar falë jakës, spilës dhe kapelës. Duket se bluja ka qenë ngjyra e preferuar e të gjithë familjes mbretërore sepse edhe Princi William mbante veshur një kostum ngjyrë blu marinë, George-i i vogël një pulovër të leshtë ngjyrë blu ndërsa Charlotte një fustan me lule blu.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF