Pippa Middleton-it, motrës së Dukeshës së Kembrixhit, i janë hakuar 3000 fotografi nga llogaria e saj në Apple iCloud. “The Sun” ka raportuar se është kontakuar nga hakerat, të cilët përmes një email-i kërkojnë minimalisht 50 mijë paund në këmbin të fotove.
Në mesin e fotografive të vjedhura janë imazhe të motrës së Middleton, Dukeshës së Kembrixhit dhe Princit George. Mësohet gjithashtu se janë edhe disa foto nga çastet intime të Pippa-s dhe të fejuarit të saj James Matthews.
Për të provuar vërtetësinë e pretendimeve të tij, hakeri i vetëquajtur “Crafty Cockney” ka dërguar me email dy fotografi. Ndërkohë zëdhënësi i çiftit Middleton-Matthews i është drejtuar tabloidit me këtë njoftim: “Mund t’ju konfirmoj se avokatët janë njoftuar për këtë situatë. Shumë shpejt do të njoftohet edhe policia”.






Kate Winslet: Më shikoni tani vajza!



Jumpsuit me temina! Kush dominon ?


Rikthehet Bennifer?

Kujt i shkojnë më shumë?



Do të martohesh me mua?



Fotot ikonë të bukurosheve shqiptare

