KreuCelebrity

Scott Fitzgerald: 120 vite nga lindja e romantikut të alkoolizuar

Sot bëhen 120 vite nga lindja e shkrimtarit amerikan Francis Scott Fitzgerald i njohur për jetën e trazuar private dhe për romanin e famshëm “Getsbi i madh”.

F. Scott Fitzgerald lindi më 24 shtator 1896, në St. Paul, Minnesota. Romani i tij i parë i suksesshëm e bëri të famshëm dhe i dha mundësinë të martohej me gruan që dashuronte. Meqënëse romani “E magjishme është nata” nuk pati shumë sukses, Fitzgerald shkon në Hollywood dhe bëhet skenarist. Ai vdiq në vitin 1940 duke lënë romanin e fundit përgjysmë.

Përtej letërsisë, Scott është i njohur edhe për historinë e tij të dashurisë me Zelda-n. Të thuash Scott dhe Zelda Fitzgerald do të thotë të evokosh vitet 1920, epokën e jazz-it dhe romancën. Emrat Scott dhe Zelda të sjellin ndërmend shkëlqimin e holleve të hotelit, dyqanet e paligjshme të pijeve plot tym cigareje, nostalgjinë për brezin e humbur si dhe gratë e reja të oksidentit me flokët stil bob veshur me funde të shkurtra që dëgjoni jazz, përbuzur për atë që më vonë do të konsiderohej si sjellje e pranueshme. Pjesë e këtij miti është padyshim historia e dashurisë së Scott-it të alkoolizuar dhe Zelda-s së marrë. Pavarësisht jetës së tyre të shkurtër dhe shtegtare, Scott vdiq 44 vjeç, 8 vite para se Zelda t’i largohej kësaj jete, ata lanë një korrespondencë të pasur, një dritare në romancën e tyre të jashtëzakonshme. Megjithatë deri në ditët tona kanë ardhur edhe disa nga thëniet më të bukura të dashurisë të Scott Fitzgerald.

“Ka shumë lloje dashurish në këtë botë, por asnjëherë e njëjta dashuri dy herë.”

“Dua të di që ti lëvize dhe frymove në të njëjtën botë me mua.”

“Unë e dua atë dhe ky është fillimi dhe fundi i gjithçkaje.”

“Nuk do të të puth. Mund të më bëhet zakon dhe unë nuk heq dorë lehtë prej tyre.”

“Dy zemra ndonjëherë krijohen bashkë dhe dashurohen përpara se të lindin.”

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF