Adam Levine dhe Behati Prinsloo janë bëre prindër të fëmijës së tyre të parë dhe kanë ndarë një foto të vajzës në Instagram.
Siç e kishte bërë me dije që në muajin mars se ai dhe gruaja e tij, modele e Victoria’s Secret, po prisnin një fëmijë, rokeri i Maroon 5 ka zgjedhur këtë rrjet social për t’u prezantuar fansave vajzën e tyre.
“Dusty Rose Levine 9/21/16,” shkruan Adam në Instagram. Të njëjtën foto postoi edhe Behati duke shkruar, “Fjalët nuk mund ta përshkruajnë.”
Vajza e çiftit Prinsloo-Levine erdhi në jetë më 21 shtator. “Unë e kam parë vajzën. Është e adhurueshme. Është shumë e bukur,” ka treguar Gwen Stefani, e cila i ka qëndruar afër çiftit në këtë moment kaq të bukur. Behati Prinsloo solli në jetë vajzën të mërkurën ndërkohë që bashkë me Adam ndihen mjaft të lumtur. “Jam gati të bëhem baba,” është shprehur Adam në një intervistë në prill.
Këngëtari dhe modelja janë bashkë që prej majit të vitit 2012 dhe pas një ndarjeje të shkurtër, ata u fejuan.









Kate Winslet: Më shikoni tani vajza!



Jumpsuit me temina! Kush dominon ?


Rikthehet Bennifer?

Kujt i shkojnë më shumë?



Do të martohesh me mua?

