KreuCelebrity

Britney Spears shkëlqen në iHeartRadio Festival

Ka përfunduar mbrëmë iHeartRadio Music Festival 2016 në Las Vegas, ku midis artistëve që performuan ishin Britney Spears, Ariana Grande, Zedd, Pitbull dhe Backstreet Boys. Ky festival dyditor mbahet çdo shtator të vitit, që prej 2011-ës, organizuar nga iHeartRadio. Këtë vit ishin zgjedhur datat 23 dhe 24 shtator. Natën e parë performuan U2, Sia, Drake, Twenty One Pilots, Sam Hunt, Billy Idol dhe One Republic.

Princesha e Pop-it është ajo që ka rrëmbyer vëmendjen e natës së dytë duke sjellë energjinë e vajzës me të cilët adoleshentët u dashuruan shumë vite më parë. Me trupën prej 16 balerinësh, Britney Spears përreth 30 minuta performoi disa nga hitet e saj më të suksesshme ndër vite si “Stronger”, “Slave for you”, “Toxic” e deri te hitet më të fundit “Do you wanna come over” dhe “Make me” gjatë performancës së kësaj të fundit i është bashkuar edhe reperi G-Eazy.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF