Duket se Demi Lovato dhe Joe Jonas janë të lidhur përjetësisht. Edhe pse të ndarë që prej vitit 2010, ata vijojnë të jenë miq e të bashkëpunojnë. Ish-çifti ka qenë pjesë e një situate jo të zakontë. Lovato dhe Jonas janë bllokuar në ashensor për katër orë së bashku me disa kolegë të tyre, Cole Whittle dhe JinJoo Lee. Jonas e dokumentoi këtë ndodhi në Snapchat. “Jemi bllokuar në ashensor prej katër orësh,” tha ai përpara se të psherëtinte thellë. Dyshja e të rinjve mund të kenë qëndruar brenda në ashensor për katër orë, por ata nuk dukeshin aq të shqetësuar nga qëndrimi i gjatë aty.
