Për të arritur një qëllim apo për të kapur suksesin padyshim që lipset shumë punë. As i famshëm nuk lind, po bëhesh. Madje personazhet e njohur nuk kanë patur gjithnjë atë shkëlqimin që si aureolë i rri mbi krye. Ata kanë bërë punë nga më të ndryshmet përpara se të preknin Hollywood-in.
Gerard Butler – avokat
Gerald Butler ka studiuar për drejtësi sepse dëshironte që familja e tij të ndihej krenar për të. “Unë vij nga një familje me vlera të mrekullueshme. Ideja për t’u diplomuar për drejtësi më joshte, veçanërisht familjarët e mi.” Me siguri që ata janë krenar edhe për Gerald-in aktor.
Brad Pitt – një pulë që kërcen
Ka disa gjëra në jetë që ti uron vetëm të kesh një aparat fotografik dhe të fiksosh një çast. Brad Pitt një periudhë vishej si një pulë, shpërndante fletushka dhe joshte klientët për të hyrë në “El Pollo Loco”, një restorant në Los Angeles. Pa fjalë!
Matt Le Blanc – marangoz
Gjyshi i aktorit ka qenë marangoz, dhe deri sa Matt zbuloi botën e televizionit, mendoi të bënte art me punën me dru.
Madonna – punonjëse në Dunkin’ Donuts
Është e vështirë të besosh që dikur njerëzit nuk çmendeshin pas Madonna-s, sepse ajo ishte thjesht një nga ne dhe punonte në “Dunkin’ Donuts” për të paguar qiranë. Nuk zgjati shumë, gjithsesi. Ajo u pushua nga puna sepse krijonte radhë të gjata. Tipike e Madonna-s.
Channing Tatum – striptist
Një kohë Channing siguronte jetesën duke bërë striptistin dhe performuesin në skena të vogla. Tani mund ta bëjë këtë gjë vetëm nëse ja kërkon roli.
Sandra Bullock – kameriere
Në fillimet e karrierës së saj, për të mbajtur veten Sandra zgjodhi të punonte si kameriere dhe bariste në New York.




Familja mbretërore mbërrin në Kanada












Kate Winslet: Më shikoni tani vajza!



Jumpsuit me temina! Kush dominon ?
