80.9 milion amerikanë kanë ndjekur në ekran debatin e parë presidencial mes demokrates Hillary Clinton dhe republikanit Donald Trump, duke vendosur një rekord të ri të shikueshmërisë për një ngjarje të tillë.
Shifrat tregojnë se afërsisht 45 milion shikues ndoqën debatin 90 minutësh në katër stacionet televizive kryesore, si dhe miliona të tjerë që e ndoqën në kanalet kabllore, CNN, MSNBC, Fox News dhe stacione televizive më të vogla.
Edhe pse këto rezultate nuk janë përfundimtare, mësohet se ky debat ka thyer rekordin e vendosur nga debati Jimmy Carter – Ronald Reagan me 80.6 milion në vitin 1980. Megjithatë debati Clinton – Reagan nuk i ka kapur 100 milion shikuesit siç kishin parashikuar analistët. Shifrat nuk përfshijnë miliona shikues të cilët e kanë ndjekur debatin në bare, restorante dhe online përmes Twitter, Facebook dhe rrjeteve të tjera sociale.
Debati i të hënës ishte i pari nga tre debatet që kandidatët presidencialë duhet të mbajnë përpara zgjedhjeve të 8 nëntorit. Datat e përcaktuara janë 9 dhe 19 tetor.

Dua Lipa: Burimi im i frymëzimit… babai!


Dedikimi prekës i Vesa Lumës për babain








Olivia Wilde në pritje të një vajze





Familja mbretërore mbërrin në Kanada



