Gigi Hadid më në fund ka folur për çastin shokues kur një “fans” e ka sulmuar kur modelja ishte duke dalë nga sfilata e Max Mara-s gjatë javës se modës në Milano.
Gigi, ish-volejbolliste e cila ka marrë edhe mësime boksi, kujtoi menjëherë fjalët e trajnerit. “Nuk kam qenë në ndonjë situatë që më është dashur të përdor forcën, por reagimi im erdhi kur ai më kapi me forcë. Nuk ishte një zgjedhje. E kam ‘luftaraken’ brenda meje,” tregon Gigi duke shtuar, “Ndjeva se isha në rrezik dhe kisha çdo të drejtë të reagoja ashtu siç reagova.”
Modelja shpreson që vajzat të kuptojnë rëndësinë e vetëmbrotjes. “Dua që vajzat të shohin videon dhe të dinë se ata kanë të drejtë të mbrohen, nëse janë në një situatë të ngjashme,” thotë Gigi Hadid. “Besimi tek aftësitë e tua mbrojtëse vijnë duke e mësuar veten. Është një përparësi e madhe përballë një situate të pasigurtë.”

Mariza Ikonomi në “Kënga Magjike”


Dua Lipa: Burimi im i frymëzimit… babai!


Dedikimi prekës i Vesa Lumës për babain








Olivia Wilde në pritje të një vajze





Familja mbretërore mbërrin në Kanada

