Për herë të parë vëmendja nuk është te Kim Kardashian, por te valixhet e saj. Kim po bëhet gati të ndjekë javën e modës në Paris dhe me vete ka marrë plot gjashtë valixhe. Në mënyrë që çdo dalje e saj të jetë perfekte, 35 vjeçarja ka zgjedhur të marrë ç’të mundet nga gardëroba. Por mesa duket ka harruar diçka në shtëpi: pjesën e sipërme të të brendshmeve (që në fakt po ndodh shpesh kohëve të fundit).
Me të shkelur në aeroportin “Le Bourget” në Paris, nuk ka kaluar pa u vënë re numri i madh i valixheve që Kim ka marrë me vete. Këtë herë, nëna e dy fëmijëve, dukej krejtësisht ndryshe me bluzën transparente, tutat Adidas dhe pantoflat me gëzof.
Vitin e kaluar, Kim përdori 12 veshje të ndryshme në ngjarjen më të madhe të modës në kryeqytetin francez.
Çfarë i ka ndodhur Britney-t?
Gigi Hadid flet për sulmin në Milano
Mariza Ikonomi në “Kënga Magjike”
Dua Lipa: Burimi im i frymëzimit… babai!
Dedikimi prekës i Vesa Lumës për babain
Olivia Wilde në pritje të një vajze
