KreuCelebrity

Miley Cyrus: Pse “nuk kam qenë kurrë fanse e Mariah Carey-t”?

Mariah Carey dëshiron të jetë në qendër të vëmendjes e të quhet “diva”. Nga ana tjetër, Miley Cyrus, nuk do të shkelë kurrë më në tapetin e kuq sepse “njerëzit po vdesin nga uria, pse duhet të më shohin mua?”. Në këtë pikë, nuk është aspak befasuese që Miley nuk është fanse e Mariah-s. “Kurrë nuk kam qenë fanse e saj, sepse ka kaq shumë për Mariah Carey-n. Kjo gjë është pjesë e një mashtrimi. Nuk shoh përtej kësaj.” tregon Miley në një intervistë për revistën “Elle”. “Gjithçka vërtitet rreth veshjes së saj, rreth personit të saj. Ajo çfarë unë bëj është të shpërndaj një histori, që dikush të kuptojë atë që dua të them.”

Nga intervista kuptohet qartë që Cyrus e sheh veten si të kundërtën e asaj që përfaqëson Mariah. “Unë jam rritur me dëshirën të isha në televizion”, – tregon këngëtarja për kohën e Hannah Montana-s. – “Isha ndoshta njeriu më pak i paguar nga kasta e aktorëve sepse nuk dija shumë. Thjesht mendoja, ‘unë mund të jem në Disney!'”

Në intervistën “Sinqeriteti radikal i Miley Cyrus” për revistën “Elle”, këngëtarja flet për jetën e saj të re, për rolin e trajneres në “The Voice”, si dhe për koleget e saj. Përveç Mariah Carey-t, 23 vjeçarja ka shprehur mendimin e saj edhe për këngëtaren Britney Spears. “Menaxheri im punon me të. Kemi qëndruar afër për këtë arsye. Ajo është paksa e veçuar në botën e saj. Dua vetëm që Britney të jetë e lumtur.” – shprehet Miley. – “Kur ajo publikon një këngë të re, mendoj nëse është kjo gjëja që ajo do. Duket shumë mirë tani, duket e lumtur.” Pyetjes nëse ka shkruar ndonjëherë me të, Cyrus përgjigjet me humor: – “Nuk jam e sigurt nëse ajo di të shkruajë. I kam shkruar dy herë, mendoj.”

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF