KreuCelebrity

Ermal Mamaqi VS. Jimmy Kimmel dhe Ellen DeGeneres: Kopje apo frymëzim?

Mbrëmja e së shtunës shënoi takimin e dytë të emisionit “Xing me Ermalin” ku e ftuar ishte këngëtarja e mirënjohur Bleona Qereti. Përveç intervistës në studio, u transmetuan edhe dy momente të xhiruara jashtë saj më herët. E para ishte një surprizë e orëve të vona të natës që i bëhej Bleonës në hotelin ku ajo ishte vendosur. Tjetra u realizua në një qendër tregtare ku Ermal Mamaqi dhe Bleona Qereti, duke shfrytëzuar me humor të qenurit të famshëm, patën lehtësinë për të marrë gjithçka donin.

Sigurisht që rubrikat brenda kornizave të humorit shkaktuan të qeshura, por syri kritik konstatoi se të dyja insertet ishin parë më herët në ekranet amerikane. E para është surpriza që i është bërë Jimmy Kimmel-it me protagoniste këngëtaren Britney Spears e cila bashkë me balerinët e saj shkon në mesantë në shtëpinë e prezantuesit për të kënduar këngën e saj më të re “Make me”. Ndërsa në rastin e dytë është po Britney Spears e cila bashkë me prezantuesen Ellen DeGeneres shkojnë në një qendër tregtare duke parë se si mund të përfitojë një personazh i famshëm dhe si reagojnë njerëzit e thjeshtë përballë këtij personazhi.

Nuk e dimë nëse bëhet fjalë për një kopje, frymëzim apo thjeshtë rastësi?! Fjalën e fundit e ka gjithmonë publiku.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF