Një oficer policie në Gjermani i bëri vetes një dhuratë të pazakontë pasi gjeti, as më pak e as më shumë, vetë Arnold Schwarzenegger-in duke thyer rregullat në stacionin kryesor të trenave në Mynih.
Policia federale tha se oficeri ndaloi truprojën e Schwarzenegger-it dhe më pas yllin e kinemasë dhe ish-guvernatorin e Kalifornisë duke ngarë biçikletën përgjatë platformës së stacionit. Policia bëri me dije se Schwarzenegger-i kërkoi ndjesë, duke shpjeguar se kishte pasur probleme gjatë ecjes dhe propozoi të bënte një fotografi me oficerin. Mësohet se pas një bisede të shkurtër me oficerin e policisë federale, “Terminatori” u largua nga stacioni kryesor duke mos e ngarë më biçikletën, por duke e shtyrë atë.













Celebrity
Hillary vs Trump… dueli i ngjyrave!



Celebrity
Çfarë i ka ndodhur Britney-t?


Celebrity
Gigi Hadid flet për sulmin në Milano

Celebrity
Mariza Ikonomi në “Kënga Magjike”
