KreuCelebrity

Rasti Kardashian: Këtu ka tradhëti burra!

Grabitja me armë e Kim Kardashian mendohet të jetë një “vepër” e personave të afërt të saj, bëjnë me dije burimet rreth asaj çfarë policia franceze mendon, shkruan TMZ. Thuhet se policia dhe familja Kardashian nuk besojnë se është një rastësi që Kim ka qenë pa truprojën e saj në çastin e grabitjes. Duket se grabitësit kanë patur informacion se kur ka qenë koha e duhur për të goditur.

Dritarja, ku hadjutët kanë hyrë lehtësisht, është shumë e vogël. Kim, deri para pak se të ndodhte grabitja, ka qenë e shoqëruar nga miqtë.  Truproja e 35 vjeçares ka qenë gjithë kohës pranë saj (aq sa Kim me humor i ka thënë atij se është bërë i bezdisshëm), deri në çastin që ai ka shkuar të mbrojë motrat e saj Kourtney dhe Kendall në një klub nate aty afër.

Ata janë të bindur se ka qenë dikush i afërt që ka informuar burrat me maskë të bastisin në momentin e duhur. Policia ndërkohë po vijon punën për zbardhjen e ngjarjes ndërsa është duke kontrolluar regjistrimet nga telefona të ndryshëm të njerëzve brenda dhe përreth ndërtesës ku ndodhi vjedhja me armë.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF