Disa burime konfirmojnë se Selena Gomez ka qenë në një qendër rehabilitimi në Tennesee që kur më 30 gusht njoftoi se do të largohej për pak kohë nga muzika për të kuruar ankthin, panikun dhe depresionin. 24 vjeçarja anuloi 34 datat e turneut të saj botëror “Revival”.
“Selena është duke u përballur me sëmundjen e lupusit, por ky pushim në muzikë i duhet për t’u përqëndruar në shëndetin e saj mendor.” – tregon një burim i afërt me këngëtaren. “Qendra në të cilën ajo ndodhet është në dalje të qytetit Nashville, është një vend privat dhe i qetë.”
E fokusuar në shërimin e saj, Gomez ka kaluar më shumë kohë me familjen. Më 8 tetor, këngëtarja është parë duke darkuar me nënën dhe njerkun e saj.








Celebrity
Drake thyen rekordin e Michael Jackson






Celebrity
Sara Hoxha siç nuk e keni parë kurrë!



Celebrity
Trump: Kam bërë gabim, kërkoj falje!


