Mbretëresha dhe Princi Philip do të festojnë vitin e ardhshëm përvjetorin e shtatëdhjetë të martesës, por nëse shqetësimet e oborrtarëve do të ishin marrë seriozisht nga monarku, ata nuk do të ishin martuar kurrë.
Duke folur gjatë Festivalit të Letërsisë në Cheltenham, biografja e Mbretëreshës, A.N Wilson, rrëfeu arsyet për të cilat Princesha Elizabeth, ishte paralajmëruar të mos martohej me princin e lindur në Greqi në vitin 1947.
Sipas Wilson, Philip-i, i cili është i njohur për gafat që bën në publik, ishte shumë “shakaxhi” për princeshën e re.
“Ata e thanë një gjë të tillë për shumë arsye, por fakti tregon se janë gabuar”, shpjegoi Wilson kur rreth këtij opinioni, kur u pyet se çfarë i shtynte këshilltarët të shpreheshin në këtë mënyrë për Philip-in.
“Mbretëresha është shumë e rezervuar, është një person i zellshëm. Ndërsa ai jo. Ai ishte një oficer marine dhe gjithashtu një person shumë argëtues”.
Wilson vazhdoi, “Thonë se ai e tepron me gafat që bën, por unë nuk i shikoj si të tilla, për mua nuk janë gafa. Unë i shikoj si shaka të kripura që një oficer marine që ka njëfarë moshe mund t’ia lejojë vetes. Madje për mua batutat e tij janë shumë të këndshme.”
Princesha ishte vetëm 13-vjeç kur e takoi për herë të parë Philip-in, që asokohe ishte 18 vjeç, gjatë një vizitë në kolegjin “Dartmouth Naval”,ku shkoi së bashku me të atin George VI. Ata u martuan në Westminster Abbey në 20 nëntor të vitit 1947, 6 vite para se Mbretëresha të kurorëzohej.




Sekreti për të mos u sëmurur kurrë!

Pavarësia e grave kalon nga xhepat e tyre

Kopertina e “Bordo” komentohet tek Rudina

Çantat-ilaçe të Moschino-s për verën 2017

Olta Gixhari provokon pa tekst…



Bëni kujdes, Luana Vjollca është “armatosur”

Gwyneth Paltrow, ashtu siç është në të vërtetë



Klea Huta me të kuqe, por “kopjon” Lori Hoxhën


Kombinime për vjeshtën që mos t’ju merret fryma!

Argëtim dhe muzikë live, me VIP-at në “Padam”

Pardesytë, veshje shik dhe e përjetshme!
