Gwyneth Paltrow nuk është nga ato që fshihen. Përgjatë dy dekadave të saj në syrin e publikut, aktorja ka zgjedhur të jetë një libër i hapur kur bëhet fjalë për jetën e saj personale, preferencat e saj ushqimore, dhe çdo gjë që ka lidhje me të. Ndërsa është duke lançuar linjën e saj të re të veshjeve që mban emrin e saj, Paltrow flet me komedianen Samantha Bee, me të cilën rrëfen jetën e saj dhe shpjegon se pse në fund të ditës çdo gjë merr kuptim nëse je vetvetja.
Samantha Bee: Njerëzit e kanë parë së largu jetën tënde në disa versione. Ke qenë e hapur për sa i përket jetës profesionale madje ka dhënë edhe detaje intime rreth lidhjeve dhe martesës tënde, dhe kjo ndoshta i bën disa njerëz të flasin personalisht për ju. Kur ata e bëjnë këtë në mënyrë negative, si vepron ti në këtë rast?
Gwyneth Paltrow: Kur nisa të punoja për këtë, mendova se e kisha të qartë çdo gjë që do të shkruhej rreth meje. Në fillim kjo ishte një gjë e mirë, ndërsa më vonë diçka nisi të ndryshojë. Nisi të ndryshoj diçka edhe brenda meje, nisa të mendoja “kjo nuk është një gjë e mirë”. Këta janë të huaj për mua dhe gjithsesi po diskutojnë çdo gjë të jetës sime, se ku shkoj për darkë, filmat që unë zgjedh, me kë dal, dhe e kuptova se kjo nuk do t’i bënte mirë proçesit të zhvillimit të qenies sime. Por e gjitha kjo përveçse më vuri në provë, më bëri të kuptoj rëndësinë se gjerat e tua të brendshme duhet të jenë të tuat. Pata një mundësi ekstreme për ta mësuar këtë, dhe ndoshta në këtë aspekt isha me shumë fat.
SB: Mendoj se është një proçes i gjatë, ai i të kultivuarit ndjesinë për të njohur dhe kuptuar vetveten pa pasur nevojën që dikush tjetër të të shërbejë si busull. A kanë ndikuar prindërit e tu tek ti në këtë aspekt?
GB: Babai im ka ndikuar shumë tek unë për të më bërë të qëndroj me këmbët në tokë dhe t’ia dalë vetë mbanë si financiarisht ashtu edhe në aspektin filozofik, në mënyrën se si do ta konceptoj jetën. Ajo që prindërit na kanë injektuar si mua ashtu edhe vëllait tim është që të rritemi me kuriozitet dhe të bëjmë pyetjet e duhura, që do na bëjnë të kuptojmë më mirë. Busulla imë në fakt është diçka që unë nuk e kuptoj plotësisht. Nuk e di nëse kam ardhur në këtë jetë bashkë me të apo është diçka që që më ka ndodhur gjatë fëmijërisë. Më kujtohet kur nisa të aktroj dhe nuk e fitova rolin, u bëra shumë xheloze për vajzën që e fitoi atë vend. Mamaja ime më tha, “Nëse nuk e ke marrë atë pjesë do të thotë se nuk ka qenë për ty. Do të kesh një ditë pjesën tënde. Kjo më bëri të kuptoja se gjërat e mia duhet t’i arrija vetë dhe për veten e gjitha kjo nuk ka lidhje me askënd tjetër.
SB: Ai shtyni fëmijët tuaj të guxojnë dhe të rrezikojnë?
GP: Njëqind përqind. Në rastin tim, të dy fëmijët e mi i kam lindur në situata shumë të veçanta. Atyre u duhet të mbrojnë veten nga shumë paragjykime rreth asaj që janë apo prej nga cila familje vinë. Vajza imë vepron gjithmonë me kokën e saj dhe mua nuk më duhet aspak ta inkurajoj atë që në jetë të rrezikojë. Asaj i pëlqen ta vendos veten në provë dhe të shikojë deri ku mund të arrij. Dhe është shumë frymëzuese të shikosh këtë frymë tek një grua e vogël.
SB: Je një person publik, si e menaxhon këtë? A mund të lëvizësh lirshëm?
GB: Mendoj se e kam marrë situatën në dorë, dhe po mund të lëviz. Nëse shkoj në market apo bëj shopping me fëmijët, apo kur i marr ata nga shkolla kjo nuk përbën problem. Disa persona më kërkojnë foto por kjo është më se e kuptueshme. Unë kam mësuar të jem një mama normale pjesën më të madhe të kohës.
SB: A të ka thënë ndonjëherë dikush se po ndryshon?
GP: Më kujtohte kur isha në moshën 27-vjeçare, pak a shumë në kohën që fitova Oscar-in. Dukesha shumë entuziaste dhe plot besim në vetvete. Isha ulur me tim atë dhe ai në një moment më thotë “ Ti e di, je bërë disi e çuditshme…Po sillesh si idiote.” Dhe unë që u shtanga dhe po mendoja “ Çfarë dreqin po thotë kështu? U ndjeva shumë keq. Por ajo fjali ndoshta ka qenë gjëja më e mirë që më ka ndodhur ndonjëherë. Është pikërisht këtu ndryshimi, kur diçka e tillë vjen nga një njeri që të do mbi çdo gjë tjetër në këtë botë, ndërkohë që fjalët, kritikat apo lavdet vijnë nga njerëz, që në fund të fundit janë të huaj për ty. Ajo që im atë më tha atë ditë më bëri të mendoj “ Oh Zot i madh, jam në rrugën e gabuar.” I jam shumë mirënjohëse tim eti që e bëri diçka të tillë.
SB: Tani më thuaj pak, linja jote e veshjes, është një bashkëpunim që përfshin edhe Beyonce. Ajo që duam të gjithë të dimë …Si është ajo në të vërtetë?
GP: Nëse do ta takonit atë pa ditur se kush është në të vërtetë nuk do ta besonit se ajo është Beyonce. Disa të famshëm shfaqen si të plotfuqishëm, ajo nuk e bën një gjë të tillë. Ajo është një mama shumë e dashur dhe e ëmbël. Është edhe e turpshme. Nuk do ta besonit se ajo është Beyonce e famshme. Do të mendonit, “Jo nuk ishte ajo”. Dhe jo më kot kur e shikoj atë të performoj, mendoj “ Oh, dreq, harrova kush është ajo”.
Përpos këtyre Gwyneth Paltrow, u shpreh gjatë intervistës se ajo është një grua si gjithë të tjerat, nuk shkon të flejë duke i lënë enët në lavaman dhe mundohet të bëjë një jetë normale dhe të qëndrojë me këmbë në tokë. E bezdis rrëmuja rreth saj, dhe kur e has, shkon të vendos rregull menjëherë. Ajo që Paltrow mendon është se të gjitha gratë janë të mrekullueshme dhe duhet të trajtohen si të tilla…



Klea Huta me të kuqe, por “kopjon” Lori Hoxhën


Kombinime për vjeshtën që mos t’ju merret fryma!

Argëtim dhe muzikë live, me VIP-at në “Padam”

Pardesytë, veshje shik dhe e përjetshme!


Gazetari takon Brad Pitt, përshtypjet e tij


Veshjet leopard: çështje dashurie ose urretjeje




Arrestohet “ish-mbreti” i paparacëve




Çantat që ju duhen verën e ardhshme!
