KreuFashion

Receta të thjeshta për thembra të plasaritura

Këmbët, thembrat e plasaritura janë një problem për të gjitha moshat. Shkaqet për këtë janë, qendrimin në këmbë me orë të gjata, moti i ftohtë, ekspozimi i vazhdueshëm në uji, mbipesha, dhe kur mbajme veshur këpucë të parehateshme. Për të mbajtur këmbët tuaja të buta dhe ne formen me te mire dhe pa dhimbje, mund t’i trajtoni fare lehtë vetë në shtëpi.

Nëse ju i kushtoni këmbëve tuaja vemendje vetëm 10 minuta kohe çdo ditë, kjo është një nga gjërat më të dobishme që mund të bëni për të inkurajuar shëndet të mirë të tyre. Për këtë ka disa receta të lehta dhe të shpejta që ndihmojnë në mbajtjen e këmbëve tuaja të shëndetëshme.

Disa nga përbërësit për t’u përdorur për këmbet janë:

Uthulla e Mollës , që mund të përdoret gjithashtu për të trajtuar këmbët e plasaritura. Acidi acetik në uthull ndihmon për të zbutur lëkurën dhe largon papasteritë gjithashtu është i  dobishëm për këmbët e lodhura.

Kripa, që lehtëson procesin e shërimit në këmbët e plasaritura pasi ajo nxit qarkullimin e gjakut. Nga ana tjetër magnezi që ndodhet në kripë përmirëson shëndetin e lëkurës dhe largon toksinat.

Vaji i kokosit është një ilaç nga më të pabesueshmit për kembet e thata, te plasaritura apo ndonjë zone të thatë të lëkurës në trup. Ai gjithashtu lufton kërpudhat dhe infeksione bakteriale në sajë të aftësive të tij të forta kundër mikrobeve dhe kërpudhave.

Vaj ulliri ekstra i virgjër, që mund ta aplikoni në zonat e prekura të këmbëve tuaja. Masazhojini ato me këtë vaj në një lëvizje të fortë dhe rrethore.

Glicerina, që për shkak të aftësive të saj hidratues, punon si një ilaç i fuqishëm për të shëruar këmbët e plasaritura.

Por mos haroni të përdorni edhe praktikat e pastrimit si përdornin e një guri të butë për pastrimin e jashtëm te lëkurës. Lani këmbët tuaja me ujë të pastër dhe i thani me një peshqir të butë. Vishni një palë çorape pambuku të pastra. Bëjini këto ritual të përditshem deri sa këmbët tuaja të çara të jenë shëruar plotësisht

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF