“Times Higher Education”, një revistë britanike që gjurmon në tregun e arsimit të lartë, ka publikuar listën vjetore të shkollave më të mira sot. Në këtë edicion të 13-të, për herë të parë, kreu nuk mbahet nga një universitet i Shteteve të Bashkuara.
Gjatë viteve të fundit, vendi i parë është mbajtur nga Instituti i Teknologjisë në Kaliforni. Por këtë vit, kjo shkollë ka zbritur një pozicion më poshtë duke i lënë vendin e parë të mirënjohurit Universitet i Oksfordit në Mbretërinë e Bashkuar. Ndërsa në vendin e tretë, si edhe vitin e kaluar, renditet Universiteti i Stanford-it, Kaliforni.
Vendi i dhjetë është rezervuar për Universitetin e Çikagos. Përveç Oksfordit, janë edhe të tjera shkolla jo amerikane pjesë të listës, si Universiteti i Kembrixhit (i katërti), Kolegji Mbretëror, Londër (i teti) dhe Instituti Federal Zviceran i Teknologjisë, Zyrih (i nënti).
10- Universiteti i Çikagos – Shtetet e Bashkuara të Amerikës
9- Instituti Federal Zviceran i Teknologjisë, Zyrih – Zvicër
8- Kolegji Mbretëror, Londër – Mbretëria e Bashkuar
7- Universiteti Princeton – Shtetet e Bashkuara të Amerikës
6- Universiteti i Harvardit – Shtetet e Bashkuara të Amerikës
5- Universiteti i Teknologjisë së Masaçusetsit – Shtetet e Bashkuara të Amerikës
4- Universiteti i Kembrixhit – Mbretëria e Bashkuar
3- Universiteti Stanford – Shtetet e Bashkuara të Amerikës
2- Instituti i Teknologjisë, Kaliforni – Shtetet e Bashkuara të Amerikës
1- Universiteti i Oksfordit – Mbretëria e Bashkuar

Thesari i fshehtë i mjaltit!


Google feston sot ditëlindjen?







Tress, tendenca e vjeshtës


Kurim bio i mëlçisë

Një gotë verë me pamje mahnitëse




Noga: Kristela më vodhi makinën!


