Martesa dhe më pas ndarja e tyre është shoqëruar me një sërë akuzash, të cilat shkojnë deri tek aborti i fëmijës. Dhe sikur të mos mjaftonte, mediat shkruajnë se Kristela Gjoka i kishte vjedhur makinën Nogës. Në një prononcim që ky i fundit ka dhënë për Bluetooth tregon se tashmë e ka marrë makinën e tij. Sipas Nogës, pas shumë debatesh dhe një padie në polici, ai ka mundur ta marrë përsëri makinën që ish-bashkëshortja ia kishte vjedhur. Noga tregon se nuk bëhet fjalë për një makinë dosido, por tepër luksoze.
Lidhur me këtë lajm dhe ashtu si çdo tjetër të publikuar deri tani, kristela Gjoka nuk ka reaguar aspak duke vazhduar normalisht jetën e saj. Duket se bjondja simpatike nga Lezha e ka lënë pas të gjithë këto histori, ndërsa Noga para pak kohësh tregoi se ajo kishte abortuar fëmijën e tyre gjashtë muajsh.
Kristela Gjoka dhe Noga kurorëzuan lidhjen e tyre me martesë, ndërkohë që u ndanë 3 javë më pas.
Përgatiti: S.L