Pak ditë më parë u publikua lajmi se ai do të rikthehej sërish në Tiranë për të mbajtur një koncert në nder të shenjtërimit të Nënë Terezës. Përveçse vendodhjes, asgjë tjetër nuk ka ndryshuar. Koncerti i artistit Italian Albano Carrisi do të mbahet të shtunën në orën 18:30 në Pallatin e Kongreseve dhe hyrja për publikun do të jetë falas.
“Ky njoftim vjen pasi koncerti ishte lajmëruar më herët për në sheshin Nënë Tereza, por për shkak të paqëndrueshmërisë së motit do të zhvillohet brenda, në Pallatin e Kongreseve. Hyrja është e lirë për të gjithë. Koncerti jepet për nder të shenjtërimit të Nënë Terezës, krenarisë sonë kombëtare. Artisti ka mbërritur në Tirannë mëngjesin e kësaj të premteje, në Rinas në orën 9:00. Ndërsa në orën 12:00 do të pritet nga kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj”, thuhet në njoftimin e shoqatës “Albano Carrisi”.
Kjo nuk është hera e parë që ai viziton Shqipërinë, pasi artisti 73 vjeçar ka një lidhje të veçantë me vendin tonë.








Bella Hadid sërish “topless”!


Japonia, vendi i 100-vjeçarëve!







Dielli i Jonida Shehut!

Hapa-Dollapa

