Personat që kalojnë një kohë të gjatë para ekranit të një kompiuteri, tablete apo smartfoni, ekspozojnë retinën e syrit ndaj një agresioni të ndritshëm, që për një kohë të gjatë, një pjesë e ketyre dritërave artificiale mund të jenë shumë të dëmshme për shikimin.
Dioda Përçuese të Dritës ose LED (Light Emitting Diode), ampulat e reja që pajisin ekranet dhe llapat që përdorim për ndriçim. Sigurisht që ato ndriçojnë më mirë duke kursyer njëkohësisht. Por çfarë ndodh me sytë tanë? Me sa duket drita e tyre ka një impakt negativ.
Drita blu është një nga shtatë ngjyrat e ylberit (e kuqe, portokalli, e verdhë, e gjelbërt, blu, vjollcë dhe lejla). Pra është një ngjyrë e spektrit të dritës natyrale të diellit, i dukshëm nga syri i njeriut. Ngjyra e qujatur blu në vjollcë, pjesë e dritës blu, është përgjegjëse, mes të tjerash, të ndriçimit verbues kur dielli shkëlqe. Por edhe ampulat LED emetojnë gjithashtu këtë dritë agresive për retinën e syrit. Ndryshe nga drita e quajtur blu që nuk është e dëmshme.
Ndërkohë që drita blu e diellit është e domosdoshme për mirë-funksionimin e orës tonë biologjike, së fundmi është zbuluar se një pjesë e kësaj drite që quhet “blu në vjollcë” është e dëmshme për syrin e njeriut dhe dëmton retinën.
Por si mund të mbrohemi nga ky rezatim i dëmshëm që sundon jetën tonë të përditshme? Në kuadër të këtyre zbulimeve laboratorët që prodhojnë prodkute për përkujdesjen e syve kanë krijuar një teknologji të quajtur “Light Scan”. Kjo filtron dritën duke bllokuar rrezet e dëmshme blu në vjollcë, por gjithashtu edhe rrezet ultravjollcë. Nga ana tjetër e gjithë pjesa tjetër e spektrit të dritës kalon lirshëm, duke mbetur i dobishëm për orën tonë të brendshme dhe shëndetin tonë në përgjithësi. Lentet që prodhohen nga kjo teknologji mbrojnë sytë, qetësojnë lodhjen okulare dhe mbrojnë shëndetin e mirë të shikimit.

Bella Hadid sërish “topless”!


Japonia, vendi i 100-vjeçarëve!







Dielli i Jonida Shehut!

Hapa-Dollapa








