Modetorja Jonida Shehu ka postuar në profilin e saj në Instagram një foto tepër të veçantë, ku prezanton vogëlushen Kristal.
“Vetëm ajo e bën diell”, është mbishkrimi që shoqëron këtë foto kaq të ëmbël dhe të paqtë që moderatorja ka postuar, duke u kujdesur të mos publikoj imazhin e plotë të vogëlushes Kristal.
E në një kohë të tillë, kush më mirë se vajza e saj do të ishte dielli i Jonidës.
Modetorja e njohur u bë për herë të parë nënë javën që shkoi. Ishte vetë ajo që e ndau këtë lajm për publikun me anë të një postimi në Instagram-in e saj. Gjatë kohës që ishte shtatzënë, Jonida vazhdoi prezantimin e “Pasdite në Top-Channel”, ndërkohë që mësohet se në këtë sezon të ri televiziv ajo jo vetëm që do të jetë prezantuesja e emisonit, por edhe autorja e tij.
