A mund të shërojë yoga sëmundjet e zemës? Sipas një studimi të kryer nga disa hulumtues portugezë përgjigja është “Po”. Studimi i quajtur “Efektet e yoga-s në pacientët me sëmundje kronike të zemrës” tregon se yoga ka efekte shumë të mira për ato që vuajnë nga problemet me zemrën.
Hulumtuesit kanë arritur në përfundimin se: “Yoga ka shumë përfitime për njerëzit që vuajnë nga probleme të ndryshme të zemrës dhe duhet të përfshihet domosdoshmërisht në programet e rehabilitimit të këtyre pacientëve”.
Kjo nuk është studimi i parë me qëllim për të treguar përfitimet e mundshme shëndetësore të yoga-s. Në maj të këtij viti, një studim nga Universiteti i Kalifornisë, Los Angeles, arriti në përfundmin se yoga dhe meditimi mund të ndihmojnë në uljen e çrregullimeve mendore. Studimi i plotë është publikuar në revistën SciFlo Brasil.
