KreuFashion

Përgjigje për ata që pyesin: “Përse jeni ende beqare?”

Ndodhesh në një takim familjar dhe pasi je përshëndetur me të gjithë, një nga tetot e tua të preferuara të bën pyetjen, “po përse je ende beqare?”
Të vjen të inatosesh, e t’i flasësh gjithë inat, por befas kujtohesh që duhet të flasësh me edukatë. Por përgjigja e parë që të vjen në mend është; “Më falni po përse nuk shihni punët e juaja?”. E megjithatë, reflekton se je para gjithë kushërirave, dhe duhet të justifikoheni në mënyrën më të mirë të mundshme. Ja disa këshilla sesi të përgjigjeni në raste të tilla:

Po përqendrohem tek karriera.

Thekso më pas se sapo je ngritur në detyrë dhe nuk e ke mendjen tek i fejuari.

Nuk më pëlqen e rëndomta. Jo të gjithë fejohen që në Lice.

E ndërsa thoni këtë, hidhni sytë nga kuzhina, dhe shihni me ironi, kushërirën tuaj Marta, e cila është martuar që 20 vjeç, me djalin më simpatik të klasës, që sot punon të karburanti.

Martesat janë të kushtueshme dhe unë i kam gustot e kushtueshme, e kjo duket nga pushimet, rrobat e këpucët që blej.

Me të qeshur shto, se nuk mund të heqësh dorë nga ai fustani super i shtrenjtë Blahnik, e përse, të blesh një fustan nusërie?

Është tepër e tmerrshme të dalësh çdo herë me një tip të ndryshëm.

Në këtë pikë të bisedës, teto Maria me siguri do të jetë zverdhur nga sikleti.

Nuk kam nevojë për një të fejuar që të dëshmoj se vlej.

Dihet që kjo shprehje kaq feministe do të mbështetet shumë nga kushërirat që një jetë të tërë kanë qenë skllavet e burrave të tyre.

Përse të mos flasim për ngritje në detyrë, por biem në muhabete burri?

Duhet t’u dëshmosh se ti nuk bën muhabete private dhe intime, por je e përkushtuar tek puna.

Jam fantastike dhe nuk kam gjetur askënd kaq të mrekullueshëm sa unë.

Kurrë mos u kënaq me pak, rregulli numër 1 për të qenë i lumtur më vonë.

Po jetoj një histori dashurie pasionante me…veten time.

Për vite e vite me radhë, psikologët kanë dhënë leksione sesi të duash veten, dhe tani t’i hedhësh poshtë?

Nuk e di, pse ti je ende e martuar?

Thjesht analizon çështjen në një këndvështrim tjetër.

Preferoj të shoh ‘Grey Anatomy’ sesa të dal me një burrë”.

Pastaj thuaju kushërirave se, sapo bëhesh gati të dalësh me një djalë, sa sheh aktorët-doktorë, kthen mendje. Nuk i ngjan aspak atij doktorit simpatik, djali në fjalë.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF