KreuFashion

Selena Gomez heq dorë nga muzika!

Ylli i popit, Selena Gomez ka treguar se do të heq dorë përkohësisht nga muzika, kjo për shkak të sulmeve të panikut dhe depresionit, që shkaktohen nga sëmundja lupus. Këngëtarja 24 vjeçare u diagnostifikua vitin e kaluar me këtë sëmundje, ndërkohë që një pjesë të mirë të të ardhurave të turit të saj u shpreh se do t’i dhuronte për kërkimet për lupus.
“Kam zbuluar se ankthi, sulmet e panikut dhe depresioni janë disa nga pasojat e lupusit. Unë dua që të jem produktive dhe të fokusohem në shëndetin dhe lumturinë time, kësshtu që kam vendosur që mënyra më e mirë është të bëj një pauzë. Më duket të përballem me këtë dhe të bëj më të mirën e mundshme”, ka thënë artistja.
Sipas fondacionit që merret me kërkimet për këtë sëmundje, lupus është një sëmundje autoimune, e cila ka prekur më shumë se 5 milionë njerëz anembanë botës, ku vetëm 1 milionë prej tyre janë në Amerikë.
Edhe më herët, Selena u tërhoq përkohësisht nga tregu muzikor, duke zbuluar më pas se shkaku kishte qenë pikërisht kjo sëmundje.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF