KreuFashion

Një baba për 18 muaj shndërroi dhomën e vajzës së tij në një pemë përrallore

Nëse keni menduar se babai ju ka dashur shumë, kjo histori do ju vërë në pikëpyetje të madhe. Deri më tani ai është konkurenti kryesor për të fituar çmimin e babait të vitit për 2016, pasi i shndërroi vajzës së tij dhomën e gjumit, në një dhomë përrallore me një pemë “magjike” në të, të cilën e ndërtoi totalisht vet. Projekti i kushtoi rreth 4000$ dhe 350 orë punë fizike të cilat i takojnë rreth 18 muaj kohë deri në përfundim të ndërtimit. Që në momentin kur vendosi të merrte përsipër ndërtimin e këtij projekti, ai kuptoi se duhet të përvetësonte disa aftësi. Në këtë mënyrë ai na tregon të gjitha hapat që iu deshën të ndërmertë duke filluar që nga vizatimi, saldimi dhe pikturimi i pemës. Produkti final, i cili përfshin një zgavër të madhe brenda një peme, ku mund tëqendrojnë tre të rritur, është spektakolar. Këtë vajzë duhet ta ketë zili një botë e tërë.

Tani këtë artikull tregojuani baballarëve tuaj dhe mund t’ju thoni pa frikë se skanë bërë asgjë për ju!

Elementi kryesor në dhomë është pema, e cila pjesë të arredimit ka tapet dhe një ndriçim të kontrolluar. A ka dikush prej juve një vend kaq të papar për të lexuar, si kjo zgavër peme magjike?  Jam e sigurt që jo.

Më përpara dhoma ishte po aq e zakonshme sa të gjitha dhomat e gjumit të vajzave të vogla.

A duket më si një dhomë gjumi e zakonshme vajzash? Duket më shumë si një portal i cili është hapur në një botë magjike! Edhe ngjyra e mureve është fantastike.

Një imazh i caktuar i Disney-t është përdorur si skicë. Nga këtu, me shkallën e zmadhimit 1:12  u krijua bazamenti duke përdorur argjile dhe kompesatë. Por më vonë gjërat filluan të vështirësoheshin.

Në mënyrë që të mësonte si të saldonte, ai gjeti një saldator i cili i ofroi kurse saldimi. Ai pagoi për kursin   më pas filloi të saldonte skeletin e pemës. Atij iu desh që të blinte një sasi të shtrenjtë çeliku si dhe kompletin e mjeteve të saldimit. Madje edhe fatura e energjisë sa vinte dhe rritej.

Për të arritur në këtë nivel pune iu deshën 100 – 120 orë pune. Për ti dhënë pemës një platformë të nivelit të dytë, ai e projektoi me mbështetjë çeliku dhe aq të fortë sa të mund të mbajë peshën e tre të rriturve.

Në këtë foto vajza fatlume qëndron në krahë të pemës akoma të pa përfunduar. Tashme pema ka marrë nje trajtë më të dukshme, pasi është mbështjellë me kujdes me rrjetë metalike.

Pas lëkurës metalike, u instalua ndriçimi me tension të ulët për të sjellë sa më real atë ndriçimin e zanave nëpër përralla. Një çimento e bërë me porosi, duke përzierë në të lëng polimer dhe fibra xhami, u aplikua mbi lëkurën e metaltë të pemës. Për fat të keq, çimentoja ishte tepër e rëndë për degët, kështuqë atij iu desh të bëhej më kreativ…

Për degët është përdorur letër klasike e punuar me silikon. Një rul silikoni dhe argjile e përpunuar i kanë dhënë sipërfaqes së pemës formën e lëvores. Pas kësaj, kishte mbetur vetëm pikturimi.

Ai e pikturoi pemën në të njëjtën mënyrë siç kishte pikturuar çekiçin e luftës kur ishte fëmijë. Boja ishte tmerrësisht e shtrenjtë, edhe pse ai përdori bojë rrobash për të pikturuar pemën. Teknika e furçes së thatë është përdorur për të ngjyrosur dhe për të marrë atë trajtën e lëvozhgavë dhe vrimave në pemë.

Dritare të adhurueshme si në përralla janë bërë prej druri dhe janë vendosur nëpër zgavrat e vogla të bëra posaçërisht në pemë.  Letër akuarel është përdorur në vend të xhamit për ti dhënë një shkëlqim të errët dritareve.

Dera përrallor e bërë me porosi, është dekoruar me flutura, zogj dhe xhevahire për ti dhënë asaj  një pamje të vërtetë magjepse.

Pasi përfundoi, vajza e tij e dashuroi katin e dytë të pemës. Ishte gjëja me papar që një fëmijë mund të kishte.

Degë artificiale prej mëndafshi janë mbërthyer në tavan për të krijuar ndjesinë e një tende pyjore. Dritat e krishtlindjeve janë vendosur gjithandej, në një nivel të lehtë ndriçimi, duke krijuar ndjesinë sikur gjendesh midis xixëllonjave. Nëse dhoma ime do të ishte e tillë unë sdo largohesha kurrë pej saj.

Ajo mund të ketë kushtuar shumë para dhe kohë, por smund të ketë kurrë një çmim për atë çka kjo dhomë do të thotë për babain që e ka ndërtuar dhe për vajzën e tij. Le të shpresojmë vetëm që kjo vajza mos ta shkatërrojë atë kur të bëhet adoleshente.

 

Përshtati: Kristina Ismail

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF