KreuFashion

Urimet për Cara Delevigne

Cara Delevigne ka festuar ditëlindjen e saj të 24-të ditën e djeshme më datë 12 gusht.
Modelja dhe aktorja e famshm,  ka marë shumë mesazhe urimi nga miqtë e saj.
Një nga urimet më të vecanta ishte i mikeshës së saj Taylor Swift, e cila i ka uruar ditëlindjen Cara-s me një postim në Instagram ku shkruan:
“Gëzuar ditëlindjen Cara! Faleminderit që e ke bërë jetën time më ngazëllyese, spontane dhe të paimagjinueshme. Çdokush që të njeh duhet të jetë i lumtur. Të dua!”
Sëift dhe Delevingne janë takuar në fashion shoë-n e Victoria’s Secret, ku Swift performoi në vitin 2013 dhe 2014.
Dyshja u bë menjëherë shoqe, ku Delevigne mori një ftesë nga Swift për të qenë pjesë e videoklipit të kësaj të fundit të këngës me titull “Bad Blood”.
Një tjetër urim ka qenë dhe i koleges së saj modele Karlie Kloss, e cila sërish i ka dedikuar një mesazh urimi ne rrjetet sociale.
“Gëzuar ditëlindjen ‘luanesha’ ime. Ti më ke ndricuar dhomën me shpirtin tënd të bukur dhe gjithmonë më ke sjellë lot nga të qeshurat. Jam me fat që të njoh ty”, ka shkruar 24 vjecarja Kloss.
Delevigne gjithashtu ka marë urime nga e dashura e saj St.Vincent dhe motra Poppy Delevigne.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF