Reperi i njohur Big Basta ka postuar në profilet e tij në rrjetet sociale një foto të veçantë, teksa mban në krahë vogëlushin Lian.
“Ska nevojë për fjalë! Me zemrën time duke marrë bekimin e suksesit të rradhës”, ka shkruar Big Basta. Ky mbishkrim që shoqëron këtë foto të lë të kuptosh që shumë shpejt reperi do të nis një projekt të ri, të cilin mbetet ende ta presim se ku konsiston.
Big Basta dhe këngëtarja Vesa Luma sollën në jetë para pak muash djalin e tyre Lian, i cili i bëri prindër për herë të parë.
